Arban Abrashi ka një koment për Feron dhe Shaolinat

Showbiz May 25, 2018 - 21:57
Lexo detajet

Deputeti nga radhët e LDK-së, Arban Abrashi ishte i ftuar në emision “Përrallë me Tupan”.

Ndonëse politikan, por ai ka folur edhe rreth muzikës, ku njohja është e madhe për këngëtarët e rinj.

Ai gjithashtu ka komentuar dhe Shaolinat- Dj Blunt dhe Real 1, ku përmendi shprehjen “Skus Skus” ku sipas tij është përhapur gjithandej, dhe po e bëjnë mjaft shumë për të qeshur.

Sa i përket rrjedhës së muzikës ai tha se mundohet ta ndjek, por që ajo e preferuara është pop dhe rap.

Arban Abrashi gjitashtu ka komentuar edhe këngëtarin më të përfolur të momentit, Feron, duke e quajtur legjendë atë, dhe se e bën për të qeshur

Madje ai thotë se i ka bërë përshtypje një intervistë ku Fero kishte thënë se nuk ka konkurencë, por është vetëm në konkurencë me veten, Fero vs. Fero”.