Dhe ja ku vjen: Publikohet kënga e Botërorit, Era në version reggae (VIDEO)

Showbiz May 25, 2018 - 14:04

Himni i Kampionatit Botëror të Futbollit, tashmë është në Youtube dhe të gjithë mund ta dëgjojnë.

Kënga ku merr pjesë edhe këngëtarja kosovare Era Istrefi bashkë me aktorin Will Smith dhe reperin Nicky Jam, është publikuar këtë të premte në kanalin më të madh të videove, në versionin audio.

Era kësaj here pjesën e saj e ka të tërën në reggaton, e tani mund ta dëgjojnë këngën pa pengesa të gjithë ata që duan, pasi të enjten doli në internet versioni audio e u hoq përsëri sepse kishte qenë pa leje. /Prive.al