Morgan Freeman akuzohet për ngacmime seksuale

Showbiz May 25, 2018 - 10:09
Lexo detajet

Një skandal i ri ka tronditur botën e spektaklit në SHBA. Aktori Morgan Freeman është akuzuar për ngacmime seksuale nga tetë gra. CNN ka publikuar dëshminë e viktimave të mundshme, mes ngacmimeve, komenteve dhe sjelljeve jo të përshtatshme që kanë ndodhur gjatë xhirimeve të filave të ndryshëm në 2017-ën dhe 2013-ën, duke dalë jashtë etikës profesionale.

Përveç tetë grave, disa të tjera kanë konfirmuar për CNN se kanë asistuar në raste ngacmimesh nga ana e Freeman-it. Akuzat ndaj tij, i referohen të gjitha rasteve të episodeve të ngacmimeve të ndodhura në publik, në pani të dëshmitarëve dhe në disa raste edhe të telekamerave.

Mes viktimave të pretenduara është një asistente prodhimi e filmit ‘Going in style’, e cila thotë se i ishte nënshtruar komenteve të përditshme lidhur me pamjen e saj, mesazheve të pakërkuara dhe prekjeve.

Madje një herë Freeman kishte tentuar t’i ngrinte fundin. Ndërkaq, një pjesëtare e stafit të filmit ‘Now you see me’ rrëfen se aktori i njohur kryesisht për rolet pozitive, e kishte bezdisur atë dhe koleget e tjera me komente lidhur me pamjen e tyre fizike. Deri më tani, 80-vjeçari dhe përfaqësuesit e tij nuk u janë përgjigjur kërkesave për koment nga ana e CCN.

Morgan Freeman është prej kohësh një prej personaliteteve më me ndikim të komunitetit afro-amerikan. Një aktor profili, ai është vlerësuar me Oscar për interpretimin në “Million Dollar Baby” dhe është kandiduar 4 herë të tjera për rolet e famshme në filma të tillë si “Invictus”, ‘Krahët e Lirisë’, etj.