Moderatorja e njohur i jep fund beqarisë, zbulohen detajet e dasmës

Showbiz May 24, 2018 - 16:45
Showbiz

Moderatorja e njohur Jona Spahiu është përfolur së fundmi nga mediat pasi është aluduar se ajo dhe i dashuri i saj Frenkli do të martohen shumë shpejt.

Mirëpo edhe pse vetë moderatorja nuk ka folur fare për këto lajme, është konfirmuar se ajo dhe partneri kanë filluar përgatitjet e para të dasmës.

Mbrëmjen e djeshme ajo publikoi në profilin e saj në Instagram edhe detajet e para ku në foton e publikuar shiheshin ftesat që do i shpërndahen të ftuarve.

Ditën e sotme në emisionin ‘Pop Culture’ dy moderatorët Klevi Kadilli dhe Dojna Mema kishin zbuluar më shumë informacione për dasmën e Jonës, e cila do të jetë më shpejt nga sa e kemi menduar.

Siç është shprehur dhe moderatori dasma do të mbahet në datën 10 qershor dhe sipas tyre ceremonia do të jetë shumë private. Në të do të marrin pjesë vetëm familjarët dhe miqtë më të afërt të çiftit.

Image

Image