Në pritje të iftarit, Gold Ag ka disa fjalë për agjëruesit

Showbiz May 23, 2018 - 20:05
Ja çfarë ka thënë ai

Reperi nga Presheva, Arian Agushi apo Gold AG tash e disa vite agjëron çdo ramazan.

Madje, lirshëm mund të thuhet se është besimtar i denjë i cili ka shkuar disa herë në haxhillëk, shkruan lajmi net.

Edhe pse është mjaft i pranishëm në koncerte dhe mbrëmje muzikore, për muajin e shenjtë Goldi nuk mban asnjë koncert.

Së fundmi, që nga fillimi i Ramazanit Ariani ka publikuar postime të shumta për vlerat dhe të mirat që ka ky muaj.

“Agjëruesi gëzohet në iftar, agjëruesi gëzohet në bajram, agjëruesi gëzohet në xhenet”, ka shkruar ai.

“Djali i Ushtarit” dhe “Urime ditëlindjen”, janë projektet e fundit që ka publikuar reperi Agushi. 

Image