Ndërron jetë modelja braziliane e cila u bë frymëzim për miliona njerëz në botë

Showbiz May 23, 2018 - 17:37
Detajet

Një modele braziliane, e cila frymëzoi njerëzit me mesazhet e saj në luftën kundër kancerit të stomakut ka ndërruar jetë.
Blogerja e njohur, Nara Almeida, kishte mbi 4.5 milionë ndjekës në “Instagram” dhe publikonte rregullisht statuse rreth trajtimit të saj. Lajmi për ndarjen e saj nga jeta është dhënë nga i dashuri i saj.

Ajo njihej për postimet e mesazheve frymëzuese edhe pse ishte diagnostikuar me kancer.

“Për fat të keq Nara vdiq natën e kaluar, pas luftës së gjatë kam dashur ta kem atë përgjithmonë, por ajo meritonte të pushonte”, shkroi i dashuri i modeles.

Almeida u diagnostikua me kancer të stomakut më 8 gusht 2017 dhe postoi foto dhe video nga çdo fazë e trajtimit të saj, por në fund fatkeqësisht e humbi luftën.

Image

Image

Image

Image

Image