Kaq i kushtoi nuses mbretërore Meghan Markle vetëm grimi

Showbiz May 22, 2018 - 21:37
Lexo detajet

Aktorja e famshme amerikane Meghan Markle, që tani u bë pjesëtarja më e re e familjes në Britani të Madhe duke marrë epitetin Dukesha e Suseksit, u përfol shumë për pamjen e saj ditën e dasmës.Image

Ajo, u shfaq tejet natyrale në vellon e nusërisë dhe dukja e saj u shndërrua në temë diskutimi globalisht, e edhe në Kosovë.

Por sa i ka kushtuar ajo pamje nuses mbretërore?Image

Edhepse dukej që ajo s’kishte fije grimi në fytyrë, e vërteta është se në pamjen e saj janë harxhuar me mijëra dollarë, përfshirë fustanin e elementet tjera të dasmës.

E vërteta është që Markle, kishte harxhuar mbi 18 mijë dollarë vetëm në grimin e saj dhe flokët, pavarësisht se dukej e sapo dalë nga dushi e vetëm ujë e sapun.

Në anën tjetër, Vogue shkruan se vetëm për veshjet e shoqërueseve të nuses e dhëndrit janë harxhuar afër 30 mijë dollarë, ndërsa muaji i mjaltit ciftit do t’i kushtojë 221,172 mijë dollarë. /Prive.alImage