Edhe Gili sot feston ditëlindjen, por sa prej jush e dini emrin e saj të vërtetë?!

Showbiz May 21, 2018 - 14:21
Mësojeni se sa vite ka mbushur sot Gili

Gili është njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera të estradës sonë, përcjell “Zeri.info”.

Qysh në kohën kur për herë të para u paraqit në publik, ajo mori vëmendje të veçantë falë stilit dhe muzikës së saj.

Gili sot ka ditëlindjen dhe ka mbushur plot 52 vjet jetë, mirëpo ajo në publik asnjëherë nuk u paraqit me emrin e saj të vërtetë, transmeton “Zeri.info”.

LEXO EDHE: Argjentina Ramosaj sot feston ditëlindjen – kaq vite mbushi ajo

Pakkush e di emrin e saj të vërtetë, por për të gjithë ju që nuk e dini, emri i vërtetë i Gilit është Fevzije Konushevci-Berani, raporton “Zeri.info”.

Gili për ditëlindjen e saj, ka postuar një fotografi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook”, kështu duke treguar se sot e ka ditëlindjen, por edhe duke falënderuar Zotin për shëndetin dhe lumturinë. /ZËRI/

Image