Era Istrefi takohet me yllin e futbollit brazilian

Showbiz May 20, 2018 - 16:24
Lexoni më shumë detaje

Para pak ditësh u dha lajmi se këngëtarja kosovare Era Istrefi do ta bëjë këngën e Kampionatit Botëror të Futbollit.

Kësisoj, pas këtij lajmi Era, ka publikuar edhe një fotografi me futbollistin e njohur Ronaldinho.

Në fotografinë e publikuar në Insta Story, Era ka shkruar se është kënaqësi për të ta takojë Ronaldinhon.

Rikujtojmë se Era Istrefi do të këndojë bashkë me aktorin dhe këngëtarin e famshëm Will Smit në projektin për këngën e Kampionatit Botërorë, ndërsa producent është i famshmi DJ Deeplo.

Kampionati Botëror i Futbollit, që mbahet çdo katër vjet këtë vit do zhvillohet nga datat 14 qershor deri me 15-të korrik në Rusi, ndërsa kjo është njëra ndër ngjarjet më të ndjekura në botë, që mbledh me miliarda shikues, qofshin ose jo adhurues të futbollit.

Kosovarja Era Istrefi, vetëm 23-vjeçare, do të jetë zëri i këtij kampionati botëror, duke bashkëpunuar me një artist ndërkombëtarisht të njohur si Will Smith, e duke u renditur në mesin e artistëve si Shakira, Jennifer Lopez, Anastacia e Jason Derulo.

Përderisa bota do jetë duke parë futboll e duke bërë tifo për shtetet e tyre, Kosova edhe pse jo në garë, do jetë prezente me zërin e Era Istrefit në HIMNIN E KAMPIONATIT BOTËROR 2018-të. /KlutPlus/

Image

Image