Bigem publikon këngën e re me ritme verore

Showbiz May 19, 2018 - 17:36
Lexo detajet

Këngëtari Milot Hasangjekaj i cili tashmë njihet me emrin artistik Bigem, ka kohë që ka paralajmëruar një projekt të ri.

Bëhet fjalë për këngën “Ani ani”, e cila sapo është publikuar në kanalin YouTube, transmeton "Zëri.info". 

Kënga vjen e shoqëruar me videoklip. Për tekstin dhe melodinë është përkujdesur Imerialb dhe Bigem, ndërsa për beatin, Dorant Beats, ndërsa videoja është realizuar nga Black Fish Entertainment. /Zëri/