Lëvizjet provokuese të 48 vjeçares, Jennifer Lopez në koncert

Showbiz May 18, 2018 - 23:20
Këngëtarja realizoi një performancë të ‘zjarrtë’ për fansat.

Jennifer Lopez kishte realizuar performancë elektrizuese derisa po bënte vallëzim striptiz në skenën e Las Vegasit, natën e kaluar, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Autorja e shumë hiteve, ishte shtrirë dhe vallëzonte e veshur  me një bodysuit i cili tregonte të pasmet e mëdha të saj.

Derisa po vallëzonte në një kolltuk, këngëtarja bëri disa lëvizje provokuese, duke ngritur këmbët lart.

Jennifer ishte rikthyer në Vegas për koncertin e saj 90 minutësh, muajin e kaluar, ku realizoi performancë mbresëlënëse me shtatë kostume të ndryshme.