Leonora Jakupi lexon Kuran

Showbiz May 18, 2018 - 09:24
Lexo detajet

Thuhet se leximi i librit të shenjtë të Kuranit shtohet në muajin e Ramazanit.

Me rastin e fillimit të këtij muaji, emra të njohur të estradës muzikore kanë uruar për agjërim të lehtë gjatë këtij muaji.

Kësaj nuk ka mundur t’i shmanget as këngëtarja Leonora Jakupi, e cila ka bërë një ndër veprimet që kanë befasuar të gjithë.Image

Krahas urimit për Ramazan, në natën e dytë të këtij muaji, këngëtarja duket se ka filluar të lexojë Kuranin.

Në fakt, bukuroshja ka publikuar në llogarinë personale të Instagramit një imazh në të cilin shihet një ajet i një sureje të Ku’ranit, gjë që tregon se me gjasë këngëtarja ka lexuar atë në muajin e Ramazanit.

“Të xhenetit janë. Edhe ata që pendohen, ata që sinqerisht adhurojnë, ata falënderojnë, ata që agjërojnë, ata që bëjnë ruku, që bëjnë sexhde, që urdhërojnë për të mirën dhe ndalojnë nga të këqijat dhe ata që përmbushin dispozitat e Allahut. Pra, përgëzoj besimtarët”, shihet ajeti që e ka përzgjedhur Jakupi.

Ndryshe, muaji i Ramazanit këtë vit ka filluar më 16 maj (e mërkurë) dhe do të përfundojë më 14 qershor (e enjte). /Telegrafi/

Image