Donald Trump e pranon se i ka dhënë para porno-aktores Stormy Daniels

Showbiz May 17, 2018 - 12:43
Lexoni më shumë detaje

Presidenti amerikan Donald Trump zyrtarisht ka zbuluar se i ka dhënë para avokatit të tij, në mënyrë që porno-aktoren Stormy Daniels ta paguaj që të hesht rreth aferës me presidentin, transmeton "Zeri.info".

Zyra për etikë e qeverisë, ka konstatuar të mërkurën se Trump pagesën e ka paraqitur në raportet e tij të mëhershme financiare.

Dokumentet zbulojnë se avokatit Michael Cohen i ka dhënë mes 100.000 dhe 250.000 dollarë për shpenzime në vitin 2016. Trum deri më tani ka mohuar se ka qenë në dijeni për pagesën prej 130 mijë dollarëve, përcjell "Zeri.info". 

Pagesa e bërë ndaj Stormy Daniels, potencialisht është problem ligjor për Trump-in, sepse mund të konsiderohet si donacion i palejuar gjatë fushatës presidenciale.

Kundër Cohen-it, dokumentet e të cilit rreth marrëveshjes me porno-aktoren i kishte konfiskuar policia gjatë një kontrolli, ka filluar hetimi.

Stormy Daniels thotë se para më shumë se 10 vite, ka qenë në romancë me Trump dhe në vitin 2016 ajo me avokatin Cohen ka nënshkruar marrëveshje sekrete, për çka ajo ka marrë jo ligjërisht 130 mijë dollarë për të heshtur rreth marrëdhënies së saj seksuale me Donald Trump, pasi kjo do të zbehte mundësitë e tij për t’u zgjedhur president. /ZËRI/

Image

Image

Image