Urimi i veçantë i Gold AG për ramazan (FOTO)

Showbiz May 16, 2018 - 18:19
Gold AG vjen me një urim të veçantë

Reperi Arian Agushi i njohur për publikun si Gold AG tash e sa vite agjëron çdo ramazan, shkruan “Zeri.info”.

Madje Gold AG është bërë një besimtar i denjë sa që ka shkuar disa here në haxhillëk.

LEXO EDHE: Ky është urimi i Vedat Bajramit për fillim të Ramazanit, i veçantë siç din ai çdo herë!

Për ta respektuar edhe më shumë këtë muaj të shenjtë, Gol AG, nuk mban asnjë koncert.

Edhe këtë vit ai e ka bërë të ditur këtë, përcjell “Zeri.info”.

Gold AG, duke uruar të gjithë besimtarët për muajin e shenjt të Ramazanit, në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Instagram”, ka shkruar “Urime ky muaj i bekuar të gjithë besimtarëve musliman, Zoti ua pranoftë Agjërimin,Namazin dhe çdo vepër të mirë gjat këtij muaji. Dalshim faqebardhë deri në fund dhe me gjynahe të falura ë”.

Ai në këtë mbishkrim ka vendosur një fotografi të tij gjatë kohës sa ka qenë në Mekë. /ZËRI/