Pyetet se a do të agjërojë, kështu përgjigjet aktori Osman Azemi i ‘Stupcave’

Showbiz May 16, 2018 - 15:38
Showbiz

Besimtarët e fesë islame nga sot kanë nisur muajin e shenjtë të Ramazanit. Përgjatë një muaji ata do ta përmbushin obligimin e tyre, duke abstenuar nga ushqimi dhe uji që nga syfyri gjer në iftar, raporton zeri.info. Me këtë rast, edhe shumë prej këngëtarëve dhe aktorëve tashmë kanë bërë të ditur se janë duke e agjëruar këtë muaj.

Megjithatë, ka prej atyre të cilët thonë se e kanë të pamundur të agjërojnë për shkak të angazhimeve të shumta që kanë, veçmas tash kur dita është tejet e gjatë. Osman Azemi i njohur me rolin e tij të famshëm si ‘Teta Xhyli’ te “Stupcat”, tha për “zëri.info” se ka agjëruar më herët, por që këtë muaj e ka të pamundur ta bëjë një gjë të tillë.

“Kam agjëruar më herët kur kam qenë adoleshent, po jo tani jo, puna, udhëtimet e shumë të tjera na pengojnë ta bëjmë këtë, edhe tani është më gjatë për të agjëruar, është vështirë.

Në të kaluarën kam agjëruar për gjashtë Ramazana”, tha Osmani. Megjithatë, ai nuk e përjashtoi mundësinë që në të ardhmen të agjërojë sërish përgjatë Ramazanit./Zeri