Këta janë këngëtaret që filluan të agjërojnë Ramazanin

Showbiz May 16, 2018 - 12:55
Zbulojnë qe sa vite agjërojnë muajin e Ramazanit

Në vendin tonë mbi 96 përqind të popullsisë i takojnë fesë myslimane, dhe shumica tashmë e kanë filluar muajin e Ramazanit. Këtij muaji të shenjtë për myslimanët i përkushtohen edhe shumë fytyra të njohur në vendin tonë, edhe përkundër angazhimeve të shumta e udhëtimeve që kanë jashtë vendit, shkruan “Zëri.Info”.

Disa nga këngëtarët e njohur të estradës e po ashtu edhe aktor kanë thënë për “Zërin” se agjërojnë dhe këtë e bëjnë tash e sa vite.

Remzije Osmani për “Zëri.Info”, tha se është e rregullt me agjërim edhe përkundër se ka shumë angazhime e i duhet të udhëtojë shpesh jashtë vendit.

Ajo tha se qysh nga mosha 15-vjeçare ka filluar të agjërojë, ndërsa tani ka filluar por se di se a do të mundet t’i shkojë gjerë në fund.

“Po kam filluar me agjeru, po nuk e di se a do të mundëm t’i shkoje deri në fund. Unë kam fillu nga mosha 15-vjeçare me agjëru edhe e kam ba me shume dëshire, por se tash është më vështirë se edhe është më gjatë koha deri në iftar. Udhëtimi shpeshherë më bën që të mos agjërojë, ritmi I punës etj, por që në të kaluarën kam agjeru rregullisht e shpresoj qe edhe ka me vazhdua. Urime ky muaj I shenjt të gjithë myslimanëve", tha Remzije Osmani.

Siç edhe të gjithë e dimë reperi Arian Agushi i njohur me nofkën artistike si Gold Ag, është mjaft i përkushtuar ndaj fesë, madje edhe është i rregullt me agjërim. Ai për “Zëri.Info”, ka thënë se është i lumtur që ky muaj na gjeti shendosh e mirë dhe se sigurisht ka filluar të agjërojë.

Ai po ashtu tha se që nga viti 2009 është I rregullt dhe e agjeron çdo Ramazan.

“Po sigurisht se agjërojë, jam I lumtur se ky muaj na gjeti shëndosh e mirë. Unë prej vitit 2009 kam fillu dhe vazhdoj tutje. Urime ky muaj i shenjt për të gjithë myslimanët”, tha Arian Agushi për "Zëri.Info”.

Përveç këngëtareve ka edhe shumë artist të tjerë që kanë agjëruar e edhe tutje mendojnë ta bëjnë këtë, është Osman Azemi I njohur me rolin e tij të famshëm si ‘Teta Xhyli’, I cili tha për “zërin” se ka agjeru por që këtë muaj jo nuk mundet, kështu duke mos e anashkaluar mundësinë që në të ardhmen të agjërojë sërish.

“Kam agjëruar më herët kur kam qenë adoleshent, po jo tani jo, puna, udhëtimet e shumë të tjera na pengojnë ta bëjmë këtë, edhe tani është më gjatë me agjëruar, është vështirë. Në të kaluarën kam agjeru për gjashtë Ramazana”, tha Osmani.

Këngëtarja nga Gjakova, Yllka Kuqi këtë muaj nuk e fillojë me agjërimin, ajo tha së në të kaluarën ka agjëruar e tani puna angazhimet udhëtimet janë ato që pengojnë që t’i përkushtohet këtij muaji e të agjërojë.

Në anën tjetër, shumë fytyra të njohura të estradës sonë kanë publikuar fotografi në rrjete sociale, duke uruar kështu të gjithë myslimanët për këtë muaj të shenjtë, e po ashtu edhe kanë treguar se edhe vetë po e fillojnë agjërimin në këtë muaj./ZËRI