Peticioni që bën thirrje të bojkotohet Eurovisioni në Izrael mbledh mijëra nënshkrime

Showbiz May 16, 2018 - 09:37

Që nga nata e 12 majit kur Izraeli u shpall fitues në Eurovision, kanë nisur polemikat në media dhe rrjetet sociale.

Evropianët e kanë komentuar në mënyra të ndryshme fitoren e përfaqesueses izraelite Netta, në Eurovision.

Ndërsa një qytetar në Islandë, ka nisur një peticion online ku i bën thirrje shtetit të tij të bojkotoj Eurovisionin, i cili vitin e ardhshëm pritet të mbahet në Izrael, transmeton Magazina.al

Ky peticion nisi pikërishtë në ditën kur forcat izraelite vranë mbi 50 palestinezë në një protestë kundër hapjes së Ambasadës së SHBA-së në Jerusalem.

Deri tani peticionin e kanë nëshkruar mbi 15 mijë qytetarë, ndërsa synimi i tyre është që të mbidhen 30 mijë nënshkrime, që Izraeli të mos jetë nikoqir i festivalit më të madh të muzikës evropiane.

Image