Eugent Bushpepa ‘tërbon’ grekët, serbët dhe maqedonasit

Showbiz May 10, 2018 - 20:13
Ja çfarë shkruajnë për të!

Shqipëria arriti të kualifikohet në finalen e Eurovision falë performancës së shkëlqyer të Eugent Bushpepës, por të njëjtin fat nuk e patën fqinjët tanë, Greqia dhe Maqedonia.

Gjithsesi, shumë fansa të Eurovision në këto shtete kanë përzgjedhur këngën e Bushpepës si të preferuarën e tyre në këtë edicion. Me dhjetëra komente janë bërë në videon e publikuar nga Eurovision të performancës së Bushpepës në gjysmëfinale, nga grekët, maqedonasit dhe serbët.

Të gjitha komentet në ‘Youtube’ janë pozitive dhe vlerësohet zëri i këngëtarit shqiptar.

Nuk kanë munguar rastet në rrjetet sociale ku qytetarë të ndryshëm të ktyre shteteve janë shprehur kundër kualifikimit të Shqipërisë, në përgjithësi grekët.

Mediat greke e kanë trajtuar me kujdes këtë pjesë, por komentet në rrjetet sociale ishin nga më të ndryshmet, duke shprehur mllef e pakënaqësi. Disa prej tyre duken vërtetë të habitur, më shumë me faktin se përse kaloi Shqipëria dhe jo Greqia, sesa vetëm me moskualifikimin në finale të këngëtares së tyre, Yianna Terzi.

Më poshtë janë vetëm disa nga komentet e bërë në rrjetet sociale:

“Te kualifikohet Shqiperia dhe jo ne greket, çfare tjeter do te degjojme akoma, kishin edhe këngëtarë me mikrofone ne Shqipëri përveç hajdutëve, te pagdhendurve dhe të pashkolleve?! /Blic/

Image 
Image 
Image