Rita: Më kanë diskriminuar

Showbiz May 08, 2018 - 09:57
Lexoni më shumë detaje

Rita Ora ka deklaruar se ish-studioja e saj e incizimit ka qenë shumë diskriminuese ndaj saj vetëm pse ishte femër.

Ylli i hitit “Girls” në të kaluarën kishte ngritur padi për të anuluar kontratën me studion “Roc Nation” të reperit Jay-Z-i, duke i akuzuar ata për neglizhencë ndaj saj në favor të këngëtarëve të tjerë, por kishte hasur në kundërpadi dhe në vitin 2016 e kishin zgjidhur kontestin mes vete, transmeton "Zeri.info".

Mirëpo, ajo insiston se ndarja me këtë studio nuk ishte miqësore dhe mendon se do të kishte shanse më të mira nëse do të ishte mashkull.

LEXO EDHE: Rita Ora sërish shkëlqen në 'Met Gala'

“Dua të gjej fjalët e duhura në këtë rast, e kam të vështirë, por mendoj se kam qenë e diskriminuar vetëm pse isha një femër. Jam e sigurt se do të kaloja më mirë po të isha një mashkull”, ka deklaruar Rita, përcjell "Zëri".

Tani menaxherja e Ritës është motra e saj e madhe Elena dhe përderisa jogjithherë ia kalojnë mirë ndër veti, ajo është krenare me të arriturat e tyre.

“Të jem e sinqertë, gjithmonë kam dashur të bëhem një emër i njohur, jo vetëm si këngëtare. Kjo ishte ëndrra ime. Motra ime dhe unë gati tërë kohës grindemi mes vete, por jemi krenare me atë që kemi arritur deri në këtë moment”, ka deklaruar ajo për gazetën “Sunday Times”, transmeton "Zeri.info".

Në anën tjetër, ajo edhe një herë ka mohuar se ka pasur aferë dashurie me Jay Z, duke thënë se ka pasur respekt të madh për gruan e tij Beyonce dhe kurrë nuk do ta bënte një gjë të tillë. /ZËRI/