Butrint Imeri gjatë javës së ardhshme vjen me klipin e shumëpërfolur

Showbiz May 07, 2018 - 20:27
Ja si titullohet kënga

Pas “Xhanëm” që ka mbledhur më shumë se 30 milionë shikime në YouTube, Butrint Imeri e ka gati projektin e radhës.

Këngëtari tash e disa ditë po e promovon titullin e këngës i cili është “Ma Cherie”.

Tashmë ka bërë të ditur edhe datën e saktë të publikimit të këngës së re që do të vjen me video.

Imeri ka treguar se projekti më i ri që titulli në shqip do të thotë e dashuria ime, do të publikohet pas një jave.

“Ma Cherie”, shihemi më 15.05.2018″, ka shkruar Imeri ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram.

Kujtojmë që Butrinti nuk ka sjell ndonjë këngë të re që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar.

Ndryshe, këngëtari do të sjell edhe këngë të tjera gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/

 

Coveri zyrtar i "Ma Chèrie", shihemi me 15.05.2018 ë

A post shared by BUTRINT IMERI (@butrint_official) on