Këngëtarja e njohur mposht sëmundjen e rëndë, rikthehet pas mungesës 3-vjeçare

Showbiz April 26, 2018 - 20:24

Pasioni për muzikën është më i madh se sëmundja!

Prej 3-vitesh ajo ka qëndruar larg fansave, skenës dhe muzikës për arsye shëndetësore, por më në fund është rikthyer.

Bëhet fjalë për këngëtaren me famë botërore Avril Lavigne e cila së shpejti do të publikojë një album të ri.

Ylli i muzikës “rock” u diagnostikua me sindromën Lyme, që i shkaktonte temperaturë, lodhje dhe humbje energjie, por tani duket se e ka kaluar.

“Kam shkruar këngë të fuqishme, të vërteta dhe të sinqerta, prandaj mendoj se njerëzit do t’i pëlqejnë. Po bëj gjithçka mundem dhe dua që në fund të dalë diçka perfekte”, tha këngëtarja e famshme për “E! News”.

“Kam 3 vite që po punoj për të. Unë mund të them se këtë herë do ta bëj gati për dy javë dhe se do ta nxjerr në treg këtë vit”, ka shtuar ajo.

Avril e kishte vërejtur se nuk ndihej mirë qysh në momentin kur ishte duke festuar ditëlindjen e saj të 30 në Las Vegas, në tetorin e viti 2015,  madje ajo u detyrua ti gënjejë të afërmit se është e lodhur për arsye se nuk mund të qëndronte në këmbë.

Pas kësaj Avril u diagnistifikua me një sëmundje të rëndë, sëmundje kjo që e la këngëtaren në shtrat për 5 muaj rresht.

Burri i Avril, Chad Kroeger, edhe pse ishte në turne, u mundua që të kujdesej për të, duke shfrytëzuar edhe mundësinë më të vogël të pushimit që kishte.

Por, Avril përkujdesjen më të madhe e mori nga nëna e saj që i qëndronte pranë në çdo moment. ‘’Unë mezi merrja frymë dhe qëndroja në jetë, unë isha duke vdekur, por tani jam 80 % më mirë’’, kishte deklaruar Avril kur për herë të parë foli për sëmundjen e saj

Këngëtarja me famë botërore Avril Lavigne, njihet për paraqitje të veçantë dhe suksese në karrierën muzikore