Me plot elegancë Donika Kadaj në seancë

Showbiz April 26, 2018 - 18:09

Donika Kadaj, deputetja e AAK-së vazhdon të jetë një nga simpatiket e Kuvendit të Kosovës.

E njohur si deputete në disa mandate, Kadaj-Bujupi vazhdon të jetë IN me dukjen e saj.

Në seancën e sotme të kuvendit është shfaqur pak më ndryshe, por mjaft elegante.

Kaqurrelja nga Istogu ka tërhequr vëmendjen me këtë kombinim sa për të konfirmuar se ka shije edhe në veshje.

Ndryshe, deputetja Donika Kadaj-Bujupi njihet si njëra prej femrave më energjike në Kuvendin e Kosovës.

Kujtojmë se ajo iu bashkua AAK-së menjëherë pas largimit nga VV, periudhë kjo e largimit të saj kur ndodhen shumë largime nga kjo parti, në mesin e tyre edhe kryetari i VV-së, Visar Ymeri.

Image

Image
Image