Gold AG me fjalë prekëse pas vdekjes së aktorit Art Kurti

Showbiz April 24, 2018 - 13:15
‘Qe sa dit më thirre që të vijë në Gjakovë e nuk munda të vij e tash e pa besueshme që do të vijë në varrimin tënd’

Vdekja e aktorit Art Kurti, ka tronditur tërë komunitetin artistik, raporton “Zeri.ifo”.

I menjëhershëm ka qenë ngushëllimi i reperit Arian Agushi i njohur për publikun si Gold AG.

LEXO EDHE: Vdes aktori i serialit 'O sa mirë'

Ai përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka publikuar fotografi së bashku me të ndjerin Art Kurti, përcjell “Zeri.info”.

Me fjalët më prekëse, Gold AG, ka kujtuar Artin.

Ai ka shkruar se pikërisht këto ditë të fundit ishte Arti ai i cili i kishte kërkuar që të shkonte në Gjakovë, por që Gold AG nuk kishte mundur, transmeton “Zeri.info”.

Ky është postimi i plotë pa ndërhyrje i Gold AG:

Allahu të mëshiroftë o vllau jem, qe sa dit më thirre me ardh në Gjakovë e nuk munda me ardhë e tash e pa besushme që do t’vi në varrimin tënd.

O Allah falja Xhenetin shokut tem e mëshiroje me mëshirën tënde o më i miri mëshirues.

Image