Anglisë i shtohet edhe një princ, dukesha e Anglisë lindë djalë

Showbiz April 23, 2018 - 14:48

Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton, e cila është e martuar me princin anglez William, ka sjellë në jetë një djalë. Kate ishte pranuar në spitalin e Londrës në orët e hershme të mëngjesit, pasi kishin filluar dhimbjet e lindjes, transmeton Zeri.info.

Dhe ajo tani i ka sjellë Anglisë një princ të ri, ndërsa thuhet se lindja ka kaluar pa komplikime. Kate ishte vendosur në një pjesë private të Spitalit, e njohur si Lindo Wing, ku kanë lindur edhe dy fëmijët tjerë të çiftit, princi George 4 dhe princesha Charlotte 2-vjeçe.

Edhe pse ka lindur në spital privat, Kate asnjëherë nuk i ka pëlqyer kjo ide, por familja mbretërore e ka bindur në këtë veprim. Ajo kishte dashur ta lindë fëmijën në shtëpi, sepse kjo do të shmangte tollovinë dhe gazetarët.

Me qindra adhurues të familjes mbretërore, kanë qëndruar para spitalit dhe me të marrë lajmin për lindjen e princit, kanë filluar brohoritjet dhe duartrokitjet./ZERI