E dashura e Avicii-t shkruan fjalë prekëse pas vdekjes së tij

Showbiz April 22, 2018 - 17:42
Ajo e ka përjetuar shumë rënd vdekjen e tij

Para dy ditësh ( e premte ) ka ndërruar jetë në mënyrë krejtësisht të papritur DJ i njohur i hitit "Wake me up", Avicii.

Dj suedez, emri i vërtetë i të cilit është Tim Bergling, është gjetur i vdekur dhe këtë gjë e kanë konfirmuar edhe përfaqësues nga familja e tij, dhe rrethanat e vdekjes ishin të paqarta shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Por disa burime pranë tij shprehen se bëhet fjalë për një overdozë pasi edhe në të kaluarën, DJ luftoi me varësinë ndaj drogës dhe alkoolit ku u shtrua në spital dy herë.

Kjo vdekje ka prekut rrënjësisht të gjithë por e dashura e tij e ka përjetuar akoma më rënd.

Ajo nëpërmjet publikimit të disa fotografive në Instagram ku shihen të dashuruar marrëzisht me tashmë të ndjerin, ka ndarë edhe disa fjalë prekëse.

”Eja zemër mos u dorëzo, më zgjidh mua dhe unë do të ofroj dashuri. Këto janë fjalë nga një këngë që Tim e shkroi për mua, do doja të kisha jetuar rreth tyre. Për dy vjet ne ishim së bashku, ai ishte shoku im më i afërt dhe më i mirë. Falemnderit të gjithëve për fjalët e mira. Më zgjoni kur gjithçka të mbaroj sepse nuk dua që kjo të jetë e vërtetë”, ka shkruar ajo.