Pasuria e Dua Lipës arrin shifra milionëshe

Showbiz April 21, 2018 - 21:03
Lexo detajet

Dua Lipa ka hyrë fuqishëm në tregun muzikor botëror duke u bërë kështu një ndër këngëtaret më të popullarizuara.

Këngëtarja e cila është me origjinë nga Kosova, por karrierën e nisi në Londër, me hitin e saj të vitit 2017 “New Rules” arriti që të njihet në gjithë botën.

Sukseset e saj nuk kanë të ndalur, ajo u nominua për shumë çmime në festivale të ndryshme, shkruan rtv21.tv.

Dua filloi karrierën në moshën 16 vjeçare duke publikuar këngë në YouTube dhe pastaj nënshkroi kontratë me Warner Music Group.

Stilet e saj muzikore përfshijnë pop dhe R & B.

Dua Lipa lëshoi albumin e parë deputues  në vitin 2017 i cili arriti vendin e pestë në Britani të Madhe si dhe të tretin në Irlandë.

Kënga “Be the One” ishte e para në Belgjikë,e gjashta  në Australi kurse e nënta në Britani të Madhe.

Dua po ashtu pati sukses edhe me “Hotter than Hell”, “Blow Your Mind (Mwah)” dhe “Scared to be lonely” me Martin Garrix.

“New Rules ” i Dua Lipës arriti në vendin e parë në Britani të Madhe, Belgjikë, Irlandë dhe Zelandë të  Re.

Në Spotify kaloi edhe dy divat e muzikës, Beyonce dhe Taylor Swift duke u bërë këngëtarja më e dëgjuar në këtë platformë në Britani të Madhe për vitin 2017.

E përgjatë karrierës së saj e cila është vetëm në fillim, ajo përveç sukseseve ka arritur të përfitojë edhe para.

Sipas Celebrity Net Worth, Dua Lipa ka pasuri në vlerë prej 3 milionë dollarësh./21Media