“James Bond” do të bëhet baba

Showbiz April 21, 2018 - 18:22
Lexo detajet

Aktorja Rachel Weisz ka konfirmuar se ka mbetur shtatzënë në moshën 49-vjeçare, ndërsa të gjithë e dimë se kush është burri i saj – Daniel Craig, James Bond-i aktual, transmeton "Zëri.info". 

“Së shpejti do ta shihni stomakun tim. Daniel dhe unë jemi shumë të lumtur. Do ta kemi një krijesë të vogël njerëzore. Mezi presim ta takojmë. E tërë kjo është një mister i madh”, ka deklaruar bukuroshja.

Rachel tashmë ka një djalë nga lidhja e saj me Daren Aronofski, derisa Daniel ka një vajzë me Fiona Lodo, ndërsa ky do të jetë fëmija i tyre i parë i përbashkët, transmeton tutje "Zëri.info". 

Çifti kishte filluar romancën në vitin 2010 dhe janë martuar një vit më vonë.

Rachel gjatë një interviste kohë më parë kishte deklaruar se martesa me njërin nga meshkujt më të dëshiruar në botë nuk është asgjë e veçantë. /Zëri