Showbiz

Fansi i thyen banesën këngëtares së njohur, bën dush dhe fle në krevatin e saj (Foto)

Fansi i thyen banesën këngëtares së njohur, bën dush dhe fle në krevatin e saj (Foto)
21 prill 2018 • 11 : 30

showbiz

Pronat e këngëtares Taylor Swift janë cenuar së fundmi nga një fans i zjarrtë i saj.

Një fans i quajtur Roger Alvarado, ka arritur të hyjë në apartamentin e Swiftit në New York, shkruan TMZ.

Mësohet se fansi ka hyrë nga ballkoni duke thyer xhamin me dorë, në pronën e këngëtares e cila kap vlerën e 18 milionë dollarëve.

Zyrtarët gjetën Alvarado duke fjetur në shtratin e zbrazët të Swift, teksa më pas kanë vërejtur edhe dritaren e thyer.

Apartmenti i Taylor Swift

TMZ raporton se fansi ishte futur edhe në banjën e këngëtares, ku kishte bërë dush.

Policia më pas kishte arrestuar Alvaradon, pas raportimit të një dëshmitari që tregonte se dikush po mundohej të hynte me forcë në apartamentin e këngëtares.

Ai do të mbahet në paraburgim për akuzën vjedhje dhe përndjekje.

Ndërkohë, kjo nuk është hera e parë që këngëtares i ndodhë një gjë e tillë, pasi i njëjti kishte tentuar edhe më parë që të futej në pronat e saj. /Telegrafi

© zëri.info