PREMIERË: 'Lujmi Krejt' publikohet nga Adrian Gaxha dhe Onati

Showbiz April 20, 2018 - 20:02

Një bashkëpunim mes dy artistëve të njohur ishte paralajmëruar këto ditë.

Bëhet fjalë për këngëtarin Adrian Gaxha dhe reperin Onat, saktësisht për këngën “Lujmi Krejt”, shkruan lajmi.net.

Projekti i paralajmëruar tashmë është publikuar në YouTube dhe dyshja e sollën të vizuelizuar edhe me videoklip.

Kënga është punuar nga Urbanistic dhe Brick Records, me tekst të Onat dhe Imperialb, për miksin është përkujdesur Avaxus, kurse për videon Entermedia.

Ky është njëherësh bashkëpunimi i parë mes këtyre dy artistëve, ndërsa këngën “Lujmi krejt” e sjellin si version të përpunuar të këngës “Lujmi lujmi”, e cila është kënduar nga disa artistë në versionet e tyre.