Unikkatil përmend profesorin e ndjerë në këngë, reagon djali i tij

Showbiz April 20, 2018 - 13:04
Lexo detajet

Pas publikimit të këngës më të re "Ni Milion Rrugë”, Unikatil veç kliikimeve të shumta që ka marrëm, ai po përmendet edhe për tjetër gjë, shkruan "Zëri.info". 

Shkumbin Rama, djali i arsimtarit Rafet Rama, e ka publikuar këngën në rrjetin social Facebook, dhe e ka falënderuar Viktor Palokën “Unikkatil”, se në tekstin e këngës së tij, e ka përmendur edhe babain e tij.

“Viktor Paloka, faleminderit shumë për këtë këngë ku e përmend arsimtarin tënd, babën tim Rafet Rama. Ai është pse është mundu që të mos bëjë dallime në mes të nxënësve, ty rë ka pas për zemër, dhe gjithmonë si shembull të mirë. Na ke emocionu shumë krejt familjen. Do të donim sikur të ishte gjallë e ta dëgjonim bashkë”, ka shkruar Shkumbin Rama.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Palokës, “edhe unë ato e kom pasë për zemër vëlla”, ka shkruar këngëtari.Image