Komediani Daliso Chaponda në audicionet e paharrueshme të “Britain's got talent”

Showbiz April 18, 2018 - 14:28
Lexo detajet

Komediani Daliso Chaponda me prejardhje nga Afrika në paraqitjet e tij të ndryshme vë në fokus problemet që kanë njerëzit të cilët vijnë nga vende të ndryshme të botës, shkruan “Zëri.info”.

Ai ironizon problemet e britanikëve duke i krahasuar ato me problemet që kanë njerëzit që vijnë nga vendet e varfra siç është Afrika.

“E mora një televizor dhe e lashë një tabelë për vizatim! Siç e përmenda, unë jam nga Afrika. Erdha këtu para 10 vitesh. Kur erdha dëgjoja shumë britanikë duke folur për krizën financiare. Unë jam nga Afrika! Për çfarë po flisni ju maniakë? Këtë e quani krizë? Nëse kjo është krizë, ku është UNICEF-i?”, ka thënë Ai. /Zëri/