Adea Pula ish të dashurit: Sa herë që provon të më harrosh...

Showbiz April 17, 2018 - 21:21
Lexo detajet

Adea Pula nuk po mund t’i qëndroj indiferente dot shtypit rozë, andaj tendenca për të rënë në sy është e vazhdueshme.

Tani, nuk është as këngëtare e nuk i takon asnjë profesioni tjetër që do e mbante kaq në qendër të vëmendjes, por si duket po mjaftojnë linjat shpërthyese për ta bërë pëherë e më të përfolur.

Veç kësaj, edhe lidhjet me partner të njohur për opinion kanë ndikuar që Adea të bëhet lajm për mediet.

Ndërsa me postimin e fundit, shihet qartë tendenca e Adeas për t’u vënë re, duke publikuar një imazh tejet joshës dhe bashkë me të edhe një përshkrim ‘goditës’, shkruan Kosovarja. 

“Sa herë që provon të më harrosh”, ka shkruar ajo, me ç’rast aludimet se një ‘goditje’ e tillë i’u adresua ish-it të saj, nuk janë të paqëndrueshme.Image