Edhe një shqiptare mahnit jurinë e “The Voice of Italy”

Showbiz April 17, 2018 - 19:11
Lexo detajet

Shqiptarja, Deborah Xhako me zërin e saj brilant ka mahnitur jurinë e “The Voice of Italy” ku edhe i futi në ‘luftë’ të katër trajnerët të cilët dëshironin që ajo të behej pjesë e skuadrës së tyre, shkruan “Zëri.info”.

Prejardhjen e saj e zbuloi njëri prej trajnerëve i cili e pyeti për mbiemrin ku edhe u zbulua origjina e saj shqiptare.

LEXO EDHE: Kjo është gruaja bukuroshe e deputetit Anton Quni

Pas kësaj, Deborah në shenjë respekti i ka falënderuar trajnerët në gjuhën shqipe duke ju thënë “Faleminderit shumë”.

Gjatë spektaklit e veçantë ishte ftesa që kantautori italian Francesco Rengan i bërë 25 vjecares duke i thënë: “Dua të të bëj Dua Lipen italiane, tha ai. Bëhu pjesë e skuadrës time e së bashku do të punojmë mjaft mirë”.

Ndryshe, talentja shqiptare zgjodhi të bëhet pjesë e skuadrës e reperirit J-AX. /Zëri/