Lamar bëhet reperi i parë që fiton çmimin 'Pulitzer'

Showbiz April 17, 2018 - 12:26
Lexoni më shumë detaje

Reperi nga Kalifornia Kendrick Lamar është bërë reperi i parë në histori që ka fituar një nga çmimet më prestigjioze e artit në Shtetet e Bashkuara, çmimin “ Pulitzer për muzikë”, shkruan zeri.info.

Rep-artisti 30 vjeçar mori “Pulitzer” për albumin e tij “DAMN” dhe u bë gjithashtu fituesi i parë në historinë 100-vjeçare të Pulitzer që vjen jashtë botës së muzikës klasike apo xhazit.

Vet muzika rep si zhanër dekadën e fundit ka pasur një rritje të hovshme dhe ka arritur të vejë shpesh nën hije zhanret e tjera. Zëri