Ardian Bujupi shpëton për një ‘fije floku’ pa e shtypur makina (VIDEO)

Showbiz April 16, 2018 - 22:22
E gjitha për një video

Përkushtimi i madh për ta sjell një videoklip profesional për pak sa nuk i kushtoj shumë Ardian Bujupit.

Këngëtari i njohur ka publikuar një video në Instagram të cilën e ka shkëputur nga prapaskenat e klipit të ri e që shihet se për pak sa nuk e ka shtypur makina teksa po bënte xhirimet, shkruan lajmi.net

Për fatin e tij të mirë nuk ndodhi diçka e keqe dhe ekipa me të cilët po punonte arritën që ta ndalin makinën.

Videon ai e ka cilësuar si qesharake dhe e ka ndarë edhe me ndjekësit në Instagram e kënga e re u mirëprit nga fansat.Këtë videoklip Ardiani e ka xhiruar në Dubai në kuadër të ‘Arigato’ projekt ky i realizuar në gjuhën gjermane dhe që është pjesë e albumit të tij të fundit./Lajmi.net

 

ë #behindthescenes #Arigato #Linkinbio

A post shared by Ardian Bujupi (@ardianbujupi) on