Eugent Bushpepa favorit për të fituar ''Eurovizion 2018''

Showbiz April 16, 2018 - 12:55
Kjo është kënga që konkuron Eugent Bushpepa në ''Eurosong 2018''

Edhe këtë vit mbahet festivali i muzikës evropiane "Eurosong".

Shqipëria kësaj radhe përfaqësohet nga këngëtari Eugent Bushpepa me këngën “Mall”, shkruan lajmi.net.

Si për çdo vit, edhe këtë herë janë publikuar disa sondazhe të cilat tregojnë se kush janë favoritët kryesorë për të fituar këtë kompeticion.

Në sondazhin “Poll 2018”, që merret me përcjelljen e ecurisë së zhvillimeve rreth këtij festivali tashmë janë renditur pretendentët për çmimin e parë.

Përfaqësuesi i Shqipërisë është renditur në vendin e katërt me gjithsej 2471 vota, ndërsa para tij janë kandidatët nga Bjellorusia, Izraeli dhe Spanja. 

Image