Dua tregon nëse e kishte pëlqyer emrin e saj si fëmijë

Showbiz April 15, 2018 - 18:37
Ja çfarë thotë ajo

Dua Lipa ka treguar se si fëmijë, derisa rritej në Britani të Madhe nuk i pëlqente emri i saj.

Kjo për faktin se në secilin prezantim duhej të tregonte se kush ishte dhe nga vinte, ndërsa periudha në të cilën ndodhej Kosova ishte shumë e rëndë.

Emri ‘Dua’ kishte qenë sugjerim i gjyshes së këngëtares për të treguar vet kuptimin që ka në gjuhën shqipe.

LEXO EDHE: Duda Balje 'çmend' ndjekësit me fotografitë që publikon (Foto)

“Tash jam krenare me të (emrin). Tash jam. Por, kur isha e vogël dëshiroja të më kishin quajtur Hannah, Sarah, Ella… diçka më normale”.

“Duke qenë se me Dua duhet të sqarosh: ‘Jam nga Kosova'”, ka thënë këngëtarja për The Guardian duke shpjeguar më tej se menjëherë e etiketonin me luftën dhe tragjedinë që ndodhte në vendin e saj dhe se diçka e tillë ishte e rëndë për një fëmijë.

“One Kiss” është një prej projekteve më të fundit muzikore të Dua Lipës që e ka realizuar në bashkëpunim me Calvin Harris.

Kënga është publikuar në YouYube më 6 prill, ndërsa ka kaluar shifrën prej 15 milionë dëgjimesh. /Telegrafi/