Këtë nuk e keni ditur, ja në çfarë moshe janë martuar krerët e shtetit

Showbiz April 13, 2018 - 15:52
Mbi një dekadë bashkë

Në fillim të karrierës së tyre, tre krerët e shtetit presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli u treguan shumë diskret sa i përket jetës private.

Ata nuk shpalosnin shumë gjëra nga jeta private dhe rrallë kush e dinte se çfarë fshihej prapa personit serioz me kravatë.

Por, me kalimin e viteve ata u bënë më të hapur ndaj publikut, duke publikuar imazhe të shumta nga jeta private.

Duke qenë fytyra publike, interesimi për jetën e tyre dhe personave që kanë në krah është i madh, shkruan rtv21.tv

Nga imazhet që ndajnë me bashkëshortet, sigurisht e dini që Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është i martuar me Lumnijen, kryeministri Ramush Haradinaj me Anitën dhe kryeparlamentari Kadri Veseli me Violetën.

Por, a e dini qe sa vjet janë të martuar krerët e shtetit?

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është i martuar me Lumnije Thaçin qysh 16 vjet më parë dhe kanë një djalë. Presidenti është i lindur më 24 prill të vitit 1968, ndërsa është  martuar në moshën 34 vjeçare.

Kryeministri Ramush Haradinaj është i martuar me Anitën qe 13 vjet dhe kanë së bashku tre fëmijë, dy djemë dhe një vajzë. Kryeministri është i lindur më 3 korrik të vitit 1968, ndërsa është martuar në moshën 37 vjeçare.

Ndërsa, kryeparlamentari Kadri Veseli është i martuar me Violetën qe 16 vjet dhe kanë bashkë 4 fëmijë, tre djemë dhe një vajzë. 

Kadri Veseli u lind më 31 maj të vitit 1967, ndërsa është martuar në moshën 35 vjeçare.

Presidenti Thaçi është nga Buroja e komunës së Skënderajt, kryeministri Haradinaj nga Gllogjani i Deçanit, ndërsa kryeparlamentari Veseli është nga Braboniqi i Mitrovicës.