Kur “Stupcat” flenë në aeroport, Vedati sjell një video qesharake për fansat në Instagram

Showbiz April 08, 2018 - 14:12

Humoristët e njohur “Stupcat” janë treshja shumë e dashur për publikun shqiptar.

Përveç serialit komik “Egjeli” që sjellin çdo javë, ata janë të pranishëm edhe në diasporë ku dhurojnë shfaqje për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Duke qenë se iu bie të udhëtojnë shpesh, ata detyrohet që shpesh të presin edhe me orë të gjata në aeroport.

Së fundmi, ka qenë aktori Vedat Bajrami ai i cili ka publikuar një video në Instagram, ku tregon momentet kur ata të tre shtrihen dhe pushojnë në ulëset e aeroportit.

Me shaka, ai tregon se udhëtimet e tij nuk janë të lehta, pasi dy aktorët tjerë flenë, ndërsa ky detyrohet të rrijë i vetëm. 

 

Mirmëngjesi ,dashuria për Atdheun tonë nuk ndalet ë

A post shared by Vedat Bajrami (@vedatiofficial) on