“One Kiss” nga Dua Lipa dhe Calvin Harris, e para në iTunes

Showbiz April 07, 2018 - 12:16
Lexoni detajet

Dua Lipa gjatë ditës së djeshme ka publikuar projektin e saj më të ri.

Bëhet fjalë për projektin “One Kiss”, këngë të cilën e solli në bashkëpunim me Calvin Harris, shkruan lajmi.net.

Për më pak se 24 orë nga publikimi, Dua Lipa dhe Calvin Harris kanë marrë afro 2 milionë klikime në kanalin YouTube, duke u shndërruar në këngë hit.

Përmes rrjeteve sociale, Dua ka bërë të ditur që kënga është renditur e para në aplikacionin iTunes, këtij fakti padyshim ajo i është gëzuar shumë.

Kujtojmë që edhe projekti paraprak “IDGAF”,  kishte rezultuar shumë i suksesshëm. /Lajmi.net/

 

ONE KISS @CALVINHARRIS ë

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on