Aktori i Bollywoodit dënohet me pesë vjet burg

Showbiz April 05, 2018 - 13:32
Dënohet aktori pasi vrau antilopën

Ylli i Bollywoodit, Salman Khan, është dënuar me pesë vjet burg për shkak të vrasjes së antilopës në vitin 1998-të.

Këtë vendim e dha sot një gjykatë indiane, ndërsa e ka gjobitur aktorin e botës indiane të filmit, me 154 dollarë amerikanë për shkak të kësaj vepre, njofton  Klan Kosova.

Khan vrau antilopë, një specie e mbrojtur, në shtetin perëndimor të Rajasthan ndërsa po realizonte një film.

Katër aktorë të tjerë që luajtën me të në film dhe u akuzuan gjithashtu për veprën penale u liruan.

Khan, 52 vjeç, mund të ankohet kundër aktgjykimit në një gjykatë më të lartë.

Korrespondentët thonë se ai do të duhet të kalojë të paktën disa ditë në burg.