Kalon tek pika kufitare Kosovë-Shqipëri, aktori tallet për pagesën

Showbiz April 02, 2018 - 14:50
Nuk do ta besoni çfarë ka bërë Fatmir Spahiu

Një lajm shumë aktual këto ditë ka qenë pagesa për taksat kufitare që i vuri kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ky vendim kishte ngjallur reagime të shumta, në protesta ishin shkatërruar edhe vendet ku duhej të kryhej pagesa, shkruan lajmi.net.

Aktori Fatmir Spahiu i njohur si Bufi, kishte realizuar dje një video pikërisht tek ajo pikë kufitare.

Me shaka ndalet dhe i pyet se a duhet paguar taksën, ndërsa policët kufitar i thonë të vazhdojë tutje.

“Pse more, unë desha me ia dhanë shteti një 5 euro, po…”, dëgjohet aktori në sfond.”, thotë Bufi. 

 

 

Deshta me pagu po s’pat mundesi!

A post shared by Fatmir Spahiu Bufi (@fatmirspahiu) on