Fero i gëzohet këtij suksesi të këngës

Showbiz April 01, 2018 - 13:03

Reperi Fero ditët e fundit ka qenë shumë i komentuar në shtypin rozë.

Kjo për shkak të një përleshje që kishte ndodhur, ku ishte sulmuar fizikisht reperi, shkruan lajmi.net.

Në fillim të muajit shkurt, Fero kishte publikuar projektin “Gang Gang”, këngë e cila krahas kritikave, ka shënuar suksese vazhdimisht.

Në postimin e fundit të tij në Instagram, reperi ka njoftuar se kënga e tij tashmë ka kaluar shifrën prej 10 milionë klikimesh në kanalin YouTube.

Deri në sezonën e nxehtë, Fero ka paralajmëruar se do të sjell edhe 4 videoklipe të reja.