Eva Murati reagon pas deklaratës për Luana Vjollcën!

Showbiz March 29, 2018 - 15:07

Që pas deklaratës së saj në emisionin “Thumb” se Luana nuk ishte shembull që ajo do të ndiqte, Eva Murati ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike dhe gjithashtu të ndjekësve në rrjete sociale.

Por duket se Murati e ka ndjerë të nevojshme të bëjë një qartësim për deklaratën e saj në rrjete sociale. Ajo ka publikuar një postim në Instagram ku thekson se deklaratat e saj janë keqkuptuar: 

“Unë nuk e kam në kulturën time familjare të fyej dikë. Nuk dua që njerzit të më duan se “ia bera mirë” dikujt por nëse nuk e marr për shembull apo model edukimi dhe model profesional dikë, a quhet domosdoshmërisht ofendim? Fatmirsisht për brezin tim censura është vetëm një endërr e keqe nga komunizmi, prandaj kam lirinë e të shprehurit mendimin tim!!! Ne sot kemi të drejtë ta duam këdo që mendojmë se është i favorshëm për ne dhe të kemi model e inspirim kë të duam në botë. Fakti që mund te biesh pre e Fake News në 2018 është i trishtueshëm. Ju lutem lexuesve shkoni gjithnjë tek burimi i lajmit! Ps: Jam e bindur se ky post nuk do të shnderrohet ne titull portalesh meqënëse i dekonspiron ato tituj “me nxitje urrejtjeje”,-përfundon Eva në rrjete sociale./Gazeta Express/