Fero 'paralajmëron' sulmuesit- Publikon foto me personin e dyshuar për tentim-vrasje

Showbiz March 25, 2018 - 22:40

Pesë ditë pasi u sulmua fizikisht nga katër persona në Prishtinë, reperi Feronit Shabani, i njohur me nofkën “Fero”, ka publikuar një foto ku shihet ai dhe Liridon Uruqi, një person i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe që dyshohet për tentim-vrasje.

Fero ka publikuar të shtunën foton me Liridon Uruqin nga Gjilani, në rrjetin social Instagram.

Në këtë fotografi, dëshmohet se Fero dhe Uruqi janë takuar në një lokal ku kanë qëndruar bashkë, raporton Insajderi.

Në mars të vitit të kaluar, personi me të cilin është takuar reperi Fero, ishte dënuar për armëmbajtje pa leje nga Gjykata Themelore në Gjilan, raporton Insajderi.

Ndërkaq, rreth tre muaj më parë – në dhjetorin e vitit të kaluar – Gjykata Themelore në Gjilan i caktoi Uruqit masë paraburgimi prej 30 ditësh, pasi dyshohet se ka tentuar ta vrasë një person në Gjilan.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur një aktakuzë ndaj Uruqit mbi dyshimet për tentim-vrasje.

Uruqi dyshohet se me datë 26.11.2017, pas një mosmarrëveshje me të dëmtuarin B. T. del jashtë një lokali në Gjilan dhe shtënë me revole me qëllim që ta privoj nga jeta dhe si pasojë e plagos të dëmtuarin, raporton Insajderi.

Ndërkaq, reperi Fero është sulmuar natën e së martës nga katër persona, në parkingun e një prej qendrave tregtare të kryeqytetit.

Dy ditë më vonë, ai u arrestua nga Policia e Kosovës pasi dyshohej të ketë kanosur personat që e sulmuan.

Image