Rita Ora paguan 90 euro për një palë çorapë!

Showbiz March 25, 2018 - 17:32

Këngëtarja shqiptare me famë në botë, Rita Ora shpenzon shuma të mëdha parash për dukjen.

Ajo vishet me rroba të markave më të shtrenjta, kujdeset të duket shumë seksi dhe emrin e saj e gjejmë shpesh nëpër mediat tona dhe ato ndërkombëtare, shkruan lajmi.net.

Ylli i shumë hiteve madje paguan 90 euro për t’i blerë një palë çorapë shumëngjyrëshe. Pas publikimit të një fotografie ku ajo shihet me një xhaketë që kushton 8.000 euro, këpucë 790 euro në sy kanë rënë çorapet të cilat dëshmojnë se ajo shpenzon më shumë se që duhet.

Rita Ora vazhdon të jetë këngëtarja më e pëlqyer në vend e cila me krenari, kudo tregon se është shqiptare.

Image