Martohet reperi i njohur shqiptar

Showbiz March 24, 2018 - 13:15
showbiz

Reperi i njohur shqiptar sapo ka kurorëzuar lidhjen e tij të dashurisë me martesë, shkrun GazetaBlic.

Flasim për një nga reperët i cili gjithmonë i qëndroi besnik zhanrit të tij muzikor.

Është ky Bim Bimma i cili është martuar me bukuroshen Fjolla Vokshi.

Lajmin për martesën e ka bërë të ditur dhe vet reperi përmes llogarisë së tij në Instagram ku është shprehur i lumtur që ka gjetur dikë të çmendur si veten.

“Përjetë e n’përjetsi!” ka shkruar Bimi.

GazetaBlic ka siguruar fotografi gjatë këtij momenti, madje çifti kanë zbuluar se Fjolla tashmë është në pritje të fëmijës së parë të tyre.