Familja Trump: Si babai si i biri, aferë dashurie edhe pse të martuar - (Foto-Video)

Showbiz March 22, 2018 - 13:24
Seks-bomba e famshme zbulon tradhtinë e djalit të presidentit amerikan Donald Trump,

Ylli i televizioneve britanike por e njohur edhe për skandale të shumta seksuale, përfshirë edhe porno-filmin privat që ishte publikuar tri vite më parë, Aubrey O’Day, ka zbuluar se ka pasur aferë dashurie me një mashkull të martuar, por jo me këdo, por pikërisht me djalin e presidentit amerikan, Donald Trump, transmeton Zeri.info.

Image

Dhe ajo jo vetëm që e ka zbuluar këtë aferë, por atë e ka shndërruar edhe në këngë. Aubrey para disa viteve ishte paraqitur në shoun rialiti të Trump-it, "Celebrity Apprentice", por edhe pse në fund kishte marrë pjesë në të, kishte arritur të njoftohet me Donald Trump Jr, dhe ta josh, shkruan më tej zëri.info.

Image

Afera me këtë person të martuar, shumë shpejt kishte përfunduar, (e ky i fundit ditë më parë i ka dhënë fund edhe martesës së tij me Vanessa Trump), ndërsa Aubrey kishte vendosur që këtë aferë ta shndërrojë në këngë, më saktësisht kishte vendosur ta përpunoj këngën hit "Somebody I Used to Know", në të cilën sikurse këngëtari Gotye i cili kishte vizatuar tërë trupin, edhe ajo ka shkruar në trupin e saj fjalët “Mashtrues”, “Tradhtar”, “gënjeshtar”, etj.

Image

Më poshtë mund ta ndiqni videon kur Aubrey shihet e zhveshur dhe në trupin e saj të mbuluar me këto fjalë./ZERI