Modelja e famshme kërcen nga kati i 6-të për t’i ikur dhunimit - (Foto)

Showbiz March 22, 2018 - 13:00
Për çudi ka mbetur gjallë

Ekaterina Stetsiuk, manekinia e famshme ruse, gjatë qëndrimit në Dubai, ishte shënjestër e një abuzuesi seksual. Në të vërtetë, një biznesmen amerikan me prejardhje ruse, kishte kërkuar të bëj seks me të, ndërsa pasi ajo nuk kishte pranuar, ai ishte munduar ta dhunoj, duke e kërcënuar se do ta vriste me një thikë të madhe kuzhine që e mbante në dorë, transmeton Zeri.infio.

Image

Dhe manekinia e bukur nga frika kishte kërcyer nga kati i gjashtë i ndërtesës, duke e thyer boshtin kurrizor, por për çudi kishte mbetur gjallë. Ekatarina nuk është në gjendje të ecë dhe duhet t’i nënshtrohet një operacioni.

Image

Shtetasi amerikan ishte munduar të ikë, por nuk ia kishte arritur. Ai është arrestuar nga policia në aeroport. Ai ishte munduar që tërë fajin t’ia hidhte manekines. Policia është duke kryer hetimin se si ka ndodhur ngjarja./ZERI