Festivali tre ditor sjell në parkun e Gërmisë Dua Lipën dhe dy yje të tjerë botëror

Showbiz March 19, 2018 - 23:21
Ja për kë bëhet fjalë

Babai i këngëtares Dua Lipa ishte i ftuar i radhës në emisionin Nin.

Ai foli rreth karrierës muzikore të vajzës së tij të talentuar dhe konfirmoi ardhjen e saj në Kosovë, shkruan lajmi.net

Dua Lipa do të jetë pjesë e festivalit  tre ditor ‘Sunny Hill’ i cili do të mbahet në parkun e Gërmisë këtë verë.

Në po këtë festival pjesëmarrës do të jenë edhe yje të tjerë botëror si Action Broson i cili do të jetë pjesë e festivalit në natën e dytë dhe në natën e tretë pritet të bashkohet Dj më i njohur dhe i suksesshëm Matrix Garrix.

Ky i fundit është në finalizim të marëveshjes për të ardhur.

25 përqindëshi i parave të mbledhura nga biletat e atyre tre netëve do të dhurohen për qendrën e artistëve e cila është paraparë të ndërtohet në kryeqytet./Lajmi.net/

Image